Shkon në 42 numri i personave të vrarë gjatë protestave në Irak

Oct 26, 2019 | 20:01
SHPËRNDAJE

Numri i viktimave në protestat në Irak ka arritur në 42, pasi zyrtarët qeveritarë në jug të vendit, thanë se edhe 12 protestues vdiqën në një zjarr që kishin ndezur, teksa kanë hyrë në zyret e një milicie të fuqishme gjatë protestës së 25 tetorit.

Protestat anti-qeveritare nisën më 25 tetor, pasi disa protesta të nisura më herët gjatë këtij muaji, ishin shtypur nga autoritetet, të cilët kishin përdorur dhunë ndaj protestuesve.

6BCD19B1-CD2E-4C95-82CE-08048AED4A0B_w1023_r1_s

Në Bagdad më 26 tetor, protestuesit u mblodhën në Sheshin Tahrir, por ende nuk ka raportime për dhunë.

Pothuajse 200 persona janë vrarë gjatë mujit të kaluar në protestat kundër korrupsionit, papunësisë dhe mungesës së shërbimeve publike.

Ushtria e Irakut ka pranuar se ka përdorur “forcë të tepruar” ndaj protestuesve dhe ka thënë se ka nisur “të mbajë përgjegjës të gjithë ata oficerë komandues të cilët kanë kryer këto akte të gabuara”.

Vala e protestave – që janë më vdekjeprurëset që prej se grupi militant Shteti Islamik (IS) u mposht në Irak më 2017 – është parë si sfida e parë më e madhe për qeverinë e kryeministrit, Adil Abul-Mahdi, i cili erdhi në pushtet rreth një vit më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura