Shkon në 2700 numri i viktimave në Spanjë, 514 persona humbin jetën vetëm 24 orët e fundit

Mar 24, 2020 | 13:50
SHPËRNDAJE

Numri i viktimave në Spanjë ka shkuar në 2700, dhe vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 514 persona.

koronavirus

Ndërsa numri i të infektuarve, viktimave, dhe të shëruarve llogaritet në 40,000 të infektuar (një rritje prej gati 20% në 24 orët e fundit), sipas bilancit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë spanjolle.

Mediat vendase bëjnë me dije se pothuajse 3.800 njerëz kanë lënë tashmë ambientet e spitalit dhe 2.636 mbeten ende të shturar.

“Ende ka njerëz të papërgjegjshëm, siç janë pacientët e shtruar në spital që kanë lënë spitalet pa u shëruar”, paralajmëroi Policia Kombëtare, të martën.

Këshillin e Ministrave në Spanjë parashikon këtë të martë nivelin e garancive që Shteti është i gatshëm të marrë në mënyrë, që bankat të financojnë të vetëpunësuarit, NVM-të dhe kompanitë e mëdha.

Kryetari i Bashkisë së Madridit, José Luis Martínez-Almeida ka siguruar, në Antena 3 se Policia Bashkiake do të gjobisë ata që lëvizin nëpër kryeqytet pa një dokument që dëshmon se ata duhet të punojnë personalisht.

Lojërat Olimpike të Tokios, të cilat do të hapeshin në 24 korrik, do të shtyhen për një vit, deri në vitin 2021. Përveç kësaj, OBSH ka paralajmëruar se pandemia “po përshpejtohet” dhe bëri thirrje për respektimin e masave sanitare.

Qyteti kinez Ëuhan, në fokusin e pandemisë, do të heqë kufizimet e lëvizjes në 8 prill, kur ka kaluar dy muaj e gjysmë izolim.

Në botë ka më shumë se 381,000 të infektuar, më shumë se 16.500 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 101,000 janë shëruar, sipas bilancit të Universitetit Johns Hopkins.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura