Shkon në 269 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë, 13 persona humbin jetën në 24 orët e fundit

Aug 4, 2020 | 15:14
SHPËRNDAJE

13 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi drejtuar mediave.

kosove

Numri i viktimave në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 269.

“Numri total i rasteve pozitive është 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese“, thuhet në njoftimin e IKSHP.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura