Shkon në 145 numri i personave të infektuar në Kosovë, konfirmohen 5 raste të reja sot

Apr 5, 2020 | 19:24
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në 145 numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë, ku 5 raste të reja janë konfirmuar sot.

Rastet pozitive janë raste kontakti, tre prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një me vendbanim në Gjakovë dhe një me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri.

kosove korona

Që nga fillimi i epideimisë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.964 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2, ndërsa Kosova ka regjistruar deri më tani vetëm 1 viktimë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura