Shkon në 132 numri i të infektuarve me koronavoirus në Kosovë, 6 raste të reja sot

Apr 3, 2020 | 21:48
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në 132 numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë, ku 6 raste të reja janë konfirmuar ditën e sotme.

Sot janë testuar 105 mostra në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga rastet në terren.

kosove

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej të cilave janë nga fshati Llugagji i Pejës, një në Pejë dhe një i karantinuar.

Po ashtu  6 persona kanë lënë spitalin, shifër kjo që në total e çon numrin e të shëruarve në 16 gjithsej, ndërsa vendi numëron 1 viktimë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura