Shkon në 11.899 numri i të infektuarve me COVID-19 në Belgjikë. Rritet numri i viktimave, 82 humbën jetën vetëm në 24 orë

Mar 30, 2020 | 12:38
SHPËRNDAJE

Shëndeti Publik në Belgjikë në një konferencë për shtyp ditën e sotme ka konfirmuar se vetëm në 24 orët e fundit 1.063 njerëz janë testuar pozitivë me COVID-19.

viktima

683 nga personat e infektuar jetojnë në Flanders, 164 jetojnë në Wallonia dhe 198 jetojnë në Bruksel. Kështu numri total i të infektuarve ka shkuar në 11.899, shkruajnë mediat vendase. 

Numri i përgjithshëm i personave të shtruar në spital për shkak të koronavirusit për momentin është 4524.

“Kjo është një rritje prej 536 pacientësh brenda një dite,” tha profesori Steven Van Gucht. Nga ata pacientë, 927 janë në njësinë e kujdesit intensiv.

Janë raportuar 82 vdekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Belgjikë që nga fillimi i pandemisë në 513, nga të cilat 46 ndodhën në Flanders, 22 në Wallonia dhe 14 në Bruksel.

Sidoqoftë, 168 persona të rinj janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali në 24 orët e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura