Shkon në 10 numri i të infektuarve me COVID-19 në Berat/ Regjistrohen 5 raste të reja sot, mes tyre edhe një infermiere e Kirurgjisë

May 15, 2020 | 9:28
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në 10 numri i personave të infektuar me COVID-19 në qytetin e Beratit, ku 5 raste të reja janë regjistruar ditën e sotme, sipas “News 24”.

Të gjithë personat e infektuar janë raste kontakti, pasi rezultojnë familjarë të punonjëses së bashkisë së Beratit, e cila rezultoi dje pozitive me koronavirus.

berat-708x450

Ndërkohë, mes personave pozitivë të konfirmuar sot është edhe një infermiere e Repartit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku sot pritet të kryhen rreth 60 testime në të gjithë stafin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura