Shkolla “Bashkim Fino” dhe rrugët “Sokol Olldashi” e “Arjan Sala”/ Tre emërtimet pritet të marrin “OK”-in në Këshillin Bashkiak të Tiranës

Apr 6, 2021 | 16:42
SHPËRNDAJE

Emërtimi i një rruge me emrin e ish-ministrit të ndjerë demokrat “Sokol Olldashi”, dhe një shkolle me emrin e ish-kryeministrit të ndjerë socialist Bashkim Fino, janë dy propozimet që pritet të votohen në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

4

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shpreson që këto dy propozime do të votohen unanimisht pasi i bashkojnë dhe nuk i përçajnë qytetarët e Tiranës. Veliaj po ashtu bëri me dije se është propozuar edhe një rrugë me emrin e heroit Arjan Sala në zonën e Laprakës. Arjan Sala ndërroi jetë duke luftuar me flakët në një qendër tregtare, ku shpëtoi dhjetëra persona nga zjarri.

Kemi marrë disa vendime të tjera të rëndësishme për emërtimet në qytetin e Tiranës. Në fakt po i propozojmë, por me shpresë se do të vonohen unanimisht sepse janë vendime që i bashkojnë dhe jo i përçajnë. Një vendim ka të bëjë me emërtimin e rrugës “Sokol Olldashi” në Njësinë Nr. 2. Kjo vjen fill pas emërtimit të një shkolle me emrin “Bashkim Fino” në Njësinë Nr. 2. Insistoj që janë vendime që i bashkojnë shqiptarët. Nëse fushatat kanë një dozë të shtuar të debatit, duhet të kujtohemi për gjërat që na bashkojnë dhe jo për gjërat që na përçajnë. Ndaj besoj me emërtimin e rrugës “Sokol Olldashi” duke pasur edhe një akt balancimi, bëjmë të njëjtën drejtësi për të bashkuar atë komunitet, edhe duke bërë një emërtim me emrin e ish-funksionarit dhe aktivistit të PD Sokol Olldashi. Rruga tjetër që është propozuar për tu votuar sot në Këshillin Bashkiak është rruga “Arjan Sala”. Është një rrugë në Njësinë nr.11, pra në zonën e Laprakës, ku banon familja e të ndjerit, heroit tonë të qytetit që sakrifikoi për të shpëtuar të tjerët në zjarrin tre ditor te Casa Italia”, tha Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura