Shkoi të blinte ushqime, shitësja sheh detajin e dyshimtë tek 24-vjeçari. Njofton policinë, ja çfarë ndodhi më pas

Oct 16, 2019 | 12:13
SHPËRNDAJE

551a6da7e2677a08dd1301474-1

Një i ri ra ne prangat e Policise pasi tentoi të blinte produkte ushqimore me lekë të falsifikuara. Detajin e dyshimte e vune re shitesit ne market te cilet menjehere njoftuan uniformat blu.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas njoftimit të marrë se një shtetas me një kartëmonedhë 50 euro, të dyshuar të falsifikuar tentoi të blinte produkte ushqimore kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Ç., 24 vjeç, banues në Elbasan, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kartëmonedhën e dyshuar të falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura