Shkoi për të zmadhuar gjoksin, nëna tmerrohet nga rezultatet: Më ranë thithkat dhe mu krijuan gropa në vend të tyre… Ja ç’ndodhi gjatë operacionit

Sep 25, 2020 | 19:55
SHPËRNDAJE

Një grua është tmerruar nga rezultatet e operacionit që bëri në gjoks, pasi thithkat (mamelonet) iu shkëputën dhe në vend të tyre iu krijuan vrima.

operacioni i gjoksit (8) 

Sipas “The Sun”, bukuroshja Cherrise Massay shkoi në Stamboll, Turqi, për të bërë ndërhyrjen, pasi miqtë e saj i kishin rekomanduar një klinikë aty.

operacioni i gjoksit (3)

23-vjeçarja ka pohuar se pas operacionit, thithkat e saj kanë rënë dhe në vend të tyre ka mbetur një gropë e madhe.

Operacioni i saj zgjati plot tetë orë, por si duket nuk ka shkuar aspak ashtu siç duhej.

operacioni i gjoksit (9)

Cherrise, e cila jeton në Salford, Mançester, pagoi 5,500 paund për ngritjen dhe zmadhimin e gjoksit, si dhe zmadhimin e të pasmeve.

Pasi u zgjua nga operacioni, ajo vuri re që të pasmet e saj ishin mbushur me implantet e gjirit.

operacioni i gjoksit (4)

Nëna e dy fëmijëve tha se ky ishte vetëm fillimi i “makthit të saj”, sepse disa minuta pasi u zgjua mori tre transfuzione gjaku dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Ajo tha se kishte hulumtuar për këtë klinikë dhe kishte parë rezultate “të mahnitshme” dhe katër nga miqtë e saj kishin qenë atje.

“Gjithçka dukej e ligjshme dhe mezi prisja të rregulloja gjoksin e shkatërruar pas gjidhënies”,- tha ajo.

Cherrise tha se i ishte lutur infermierëve ta ndihmonin, por tha se ata nuk mund të flisnin anglisht.

operacioni i gjoksit (2)

Ajo tha se nuk mund të ngrinte as kokën lart dhe se iu deshën dy ditë për të kuptuar se “diçka nuk ishte në rregull”.

“Unë u trondita kur pashë implantet që ata vendosën, sepse ishin me madhësi të ndryshme nga njëri gji në tjetrin! Njëri prej tyre ka vazhdimisht gjakderdhje. Por më thanë që kjo ishte normale”,- tregoi ajo.

Pasi kaloi një javë duke u rikuperuar në Turqi, Cherrise u kthye në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo tha se mjekët në Mbretërinë e Bashkuar ishin “tmerruar” nga ajo që kirurgët i kishin bërë.

operacioni i gjoksit (6)

“Unë duhej të shkoja çdo ditë për të ndryshuar fashot. Thithka ime ishte ngjyrë lejla në Turqi, por pas disa javësh, u bë e zezë. Dy javë pas operacionit, vura re se thithka po më binte, pavarësisht se ishte në antibiotikë të fortë për të provuar dhe ndaluar infeksionin. Katër ditë më vonë, më 21 shtator, thithka më ra plotësisht”,- kujtoi ajo.

operacioni i gjoksit (7)

Cherrise tha se vrima në gjoksin e saj ka një “erë të tmerrshme” dhe tani thotë se ndihet sikur është në një film horror: “Ai vjen erë si një trup i vdekur, sepse është mish i kalbur”.

Mjekët tani po monitorojnë infeksionin dhe Cherrise tha se ata dyshojnë se një arterie mund të jetë dëmtuar kur i kanë vendosur implantin.

operacioni i gjoksit (5)

Ajo tani thotë se mund t’i heqë implantet nëse duhet.

operacioni i gjoksit (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura