Shkoi për të peshkuar, zhduket 14-vjeçari në lumin e Semanit, policia dhe palombarët në kërkim të të miturit

Aug 10, 2022 | 21:26
SHPËRNDAJE

Një djalë i mitur, 14 vjeç i cili kishte shkuar për të peshkuar në lumin Seman nuk është kthyer më. Bëhet me dije se djali shkonte për peshk në po të njëjtën zonë, ndërsa nuk është parë më aty, ndërkohë që në breg janë vënë re gjithë sendet e tij personale dhe kallami i peshkimit.

lumi seman

Banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila ka zbritur në terren për të kontrolluar, ndërsa fakti që gjithë sendet e djalit janë në breg, kanë hedhur dyshime se ai edhe mund të jetë hedhur në lum për tu larë.

Ende nuk ka asnjë gjurmë të 14 vjeçarit, edhe pse kanë filluar kontrollet nga banorë të zonës dhe blutë në të gjithë zonën ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e palombarët.

Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 19:00, njoftohemi se në fshatin Suk 1, Roskovec, buzë lumit Seman, një fëmijë 14 vjeç, ka qënë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për tu larë në lum por nuk ka dalë më.

Po punohet për gjetjen e 14-vjeçarit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura