Shkoi në Stamboll me të fejuarën për të festuar ditëlindjen/ Kush janë dy të rinjtë shqiptarë që gjetën vdekjen në aksidentin tragjik

Nov 23, 2021 | 12:28
SHPËRNDAJE

Mes viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari ka qenë edhe një 27-vjeçar dhe e fejuara e tij, të cilët kishin shkuar në Stamboll për të festuar ditëlindjen. 

histori 2

“Alsat M” raporton se bëhet fjalë për Gazmend Ukali, 27 vjeç, nga Kërçova dhe Albina Beluli, 23 vjeçe nga Tetova, ishin në mesin e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm, kur një autobus u përfshi nga flakët në autostradën Struma të Bullgarisë, duke lënë të vdekur 45 persona.

Gazmendi ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërsa të premten festoi ditëlindjen e 27-të me të fejuarën e tij në Stamboll.

Informacionin për vdekjen e Gazmendit në një bisedë telefonike për Telma e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, i cili ka shprehur keqardhjen e thellë për këtë tragjedi të madhe.

Ukali ishte anëtar i Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës në vitin 2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura