Shkoi në spital në gjendje kritike për jetën, ja si është gjendja e Vuçiç. Porosia që i dhanë mjekët

Nov 18, 2019 | 14:00
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka lënë ambientet e spitalit, ku u shtrua të premten (15 nëntor) për shkak të “problemeve kardiovaskulare”.

mediat

Media serbe RTS raporton se gjendja e tij është normalizuar.

“Mjekët i kanë shpëtuar jetën të premten. Kur është pranuar, është vlerësuar se jeta e tij është në rrezik”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.

Ndonëse mjekët i kanë rekomanduar që Vuçiç të zvogëlojë aktivitetet e tij në mënyrë që të shërohet plotësisht.

Aleksandar Vuçiq, 49-vjeç ka thënë se do të kthehet në punë ditën e hënë.
Vuçiç është president i Serbisë që nga viti 2017 dhe është përballur me akuzat për frenimin e lirisë së mediave dhe të demokracisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura