“Shkoi në Bruksel si përfaqësues i Vuçiçit”- Berisha sulmon Ramën për paraqitjen në Samitin e 23 qershorit: Përdori një gjuhë ordinere ndaj BE-së, njësoj si Putin

Jun 28, 2022 | 14:33
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi kryeministrin Rama në lidhje me gjuhën e përdorur prej këtij të fundit gjatë Samitit të 23 qershorit në Bruksel.


Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha theksoi se kryeministri Rama sulmoi Bullgarinë, një vend mik, pasi kishte shkuar në Bruksel si përfaqësues i Beogradit.

Edi Rama shkoi në Bruksel si përfaqësuesi i Vuçiçit. Përdori një gjuhë ordineri ndaj përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, siç mund të përdorte Putin apo Lavrov, pasi që të gjitha i ka porosi nga Beogradi. Sulmoi Bullgarinë një vend mik. Bullgaria ka qenë një nga avokatët kryesor kur është gjykuar çështja e pavarësisë së Kosovës. I ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer pavarësisë së Kosovës

Duhet të jesh si Edi Rama që të sulmosh një vend mik që ka shprehur mbështetjen për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Se lidh asgjë sulmin ndaj Bullgarisë me Shqipërinë dhe shqiptarët e bënë për llogari të Beogradit.

Të gjitha këto e bëjnë qeverinë një qeveri çnjerëzore, që kujdeset për interesat e Beogradit dhe jo interesat e qytetarëve shqiptarë apo të Kosovës.

Ka një klimë shumë pozitive për protestën. Shoqëria civile është e gjitha në këmbë për të dhënë kontributin e saj në këtë protestë. Protestën e drejton fronti për çlirimin e Shqipërisë. Kam besim që të gjitha partitë opozitare do t’i bashkohen protestës”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura