Shkodrani i vdekur në Genova para 1 viti ishte martuar, prindërit e tij nisen urgjent drejt Italisë, kishin 10 ditë që…

Aug 15, 2018 | 12:06
SHPËRNDAJE

Shqiptari i dytë që humbi jetën në Genova pas shembjes së urës në Genova të Italisë quhet Admir Bokrina, 32 vjecari i cili kishte vetëm një vit që ishte martuar.

admir bokrinaaaa

Prindërit e tij kishin 10 ditë që ishin kthyer në Shkodër, në vendlindje për pushime, kur dje kanë mësuar lajmin e trishte dhe sot janë nisur me urgjencë në Itali.

Mësohet se ditën e djeshme, familja ka tentuar të komunikoje me të riun, pasi ka mesuar tragjedine, por i dilte telefoni i tij i fikur.

Familja ka hapur dyert e mortit dhe lajmeron varrimin me nje njoftim te dyte.

Admir Bukrina ishte sipërmarrës i një shoqërie të vogël ndërtimi. Bisnesi i tij rezulton i regjistruar e si pronar i vetëm prej 5 dhjetorit të vitit 2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura