“Shkodra, një nga skenat e krimit të 25 prillit”/ Basha flet për ‘hilenë’ në zgjedhje: Regjimi Rama-Doshi fshehu koncesionin e PS si kamuflazh nën…

May 19, 2021 | 11:13
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Shkodër, në një takim me qytetarë demokratë, për të diskutuar rreth rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në fjalën e tij, Basha e përsëriti dhe e quajti 25 prillin një masakër elektorale ndërsa Shkodrën e cilësoi si një nga skenat e krimit të këtyre zgjedhjeve.

I nxitur nga mesazhet tuaja, ndoshta disa nuk ndodhen këtu dhe prej një nxitje të brendshme se disa fjalë s’mund t’i thoja në vend tjetër përvecse në Shkodër ashtu siç disa fjalë s’mund t’i thoja përvecse në Elbasan. Ndaj ndodhem sot këtu me një mesazh të qartë por për të cilin dua t’u shoh në sy e kërkoj vëmendjen tuaj të plotë.

Se e di që jeni të mërzitur, të zhgënjyer, të zemëruar, sikundër e di që jeni të gatshëm sic ka qenë Shkodra përherë për hapin tjetër.

Arsyeja e vertëtë pse ndoheëm këtu, nuk jam as për të kërkuar simpatinë e as duartrokitjet tuaja, se duatrokitjet tuaja janë për ju e mijëra demokratë të Shkodrës që qëndruan në këtë betejë në mënyrën më të fuqishme në rrethanat më të pamendueshme.

Sot për fat të keq jam dhe në një nga skenat e krimit të 25 prillit“.

Sipas kreut të demokratëve, në Shkodër, kishte një ‘hile’ të fshehur siç tha ai, të asaj që e quajti “ndërmarrje e përbashkët e Ramës dhe Doshit”.

“Këtu hileja e regjimit Rama Doshi fshehu koncesionin e PS si kamuflazh nën siglën e PSD, por sikurse e dinë shkodranët e gjithë Shqipëra s’ka PSD, ka një ndërmarrje të përbashkët të Ramës dhe Tom Doshit, për të fshehur në siglën e kësaj ndërmjarrje të padëshiruarin e SHBA, s’ka PSD se ka tre kandidatë të dalë nga masakra zgjedhore, të tre drejtorë të PS.

Nuk ka as PSD as PS, por është regjimi Rama- Doshi që bleu me paratë e grabitura të shqitparëve mjerimin që ua ka shtruar në sofra cdo familje shkodrane e shqiptare”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura