“Kultura e Shkodrës është më fortë se plumbat e drogës”, marshim kundër krimit në Shkodër

Sep 7, 2018 | 19:36
SHPËRNDAJE

Me parullën “Kultura e Shkodrës është më fortë se plumbat e drogës”, shkruar në një pankartë që i paraprinte protestuesve, qytetarët kanë marshuar paqësisht në Shkodër.

WhatsApp Image 2018-09-07 at 19.31.11

Qytetarët shkodranë, së bashku me drejtuesit lokale të bashkisë kanë nisur rreth orës 19.00 një marrshim-protestë kundër krimit, pas ngjarjeve të fundit që kanë tronditur qytetin.

Ndryshe nga çdo protestë tjetër, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra, Hoxha i xhamisë së Rusit, Fejzi Zaganjori dhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse të cilën mbështetën protestën e shkodranëve kundër krimit.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura