“Shkodra e mbytur nga tymi”- Berisha nxjerr pamjet kur digjen banesat: Qeveria asnjë ndihmë, ndërhyrja tejet e vonuar

Aug 8, 2022 | 21:36
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për situatën e zjarreve në vend. Në një postim në Facebook, ish-kryeministri ka publikuar dy video, një nga Shkodra, e cila është “pushtuar” nga tymi dhe një në fshati Fushë Grudë në Malësi të Madhe, ku nga flakët janë djegur edhe banesat.

Collage Maker-08-Aug-2022-09.36-PM“Zjarri djeg dhjetëra shtëpi në fshatin Fushë Grudë, Malësi e Madhe! Ndërhyrja tejet e vonuar! Turp”, shkruan Berisha.

Ndërsa në një postim tjetër, ai shkruan: “Shkodra e mbytur nga tymi i zjarreve që e kanë rrethuar. Qeveria asnjë ndihmë”.

Më herët edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi për situatën, duke i bërë thirrje qeverisë që të braktisin vjedhjet, në mënyrë që qytetarët të mos largohen nga shtëpitë. Sipas ish-Presidentit, vendi ynë është i ekspozuar nga zjarret por asnjë masë nuk merret për parandalimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura