Shkodër-Tepelenë, asgjësohen rreth 3.000 bimë kanabis. Në kërkim kultivuesit

Jul 28, 2015 | 8:53
SHPËRNDAJE

Policia në Shkodër ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar për shtyp, bëhet me dije se në fshatin Vuk-Jakaj, janë asgjesuar 17 parcela me 1378 rrënjë bimë narkotike kanabis ndërsa në fshatin Palaj, janë asgjesuar 6 parcela me 498 rrënjë bimë narkotike.

Kanabis

Sakaq, efektivët e Komisariatit të Policisë Tepelenë, kanë asgjesuar 1.040 rrënjë bimë narkotike në vendin e quajtur “Përroi i thatë” të fshatit Gusmar, Kurvelesh, të rrethit Tepelenë.

Në të dy rastet po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura