Shkodër, në pranga atë e bir. Iu gjetën 13 kg tritol

Oct 13, 2015 | 16:51
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 13 kilogramë tritol e cila ishte e ndarë në 34 kallëpe. 

1444746536trito

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave janë vënë në pranga dy persona për posedimin e tritolit, Zija dhe Ylber Rupa, atë e bir, të moshave 73 dhe 40 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre agjentët kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një automatik tip kallashnikov, dy krehëra dhe disa municione.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura