Shkodër/ Ndërron jetë në spital fëmija i aksidentuar, policia ndalon 38-vjeçarin

Apr 26, 2015 | 19:31
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik ka ndodhur në Shkodër ku një fëmijë ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit pas përplasjes nga një automjet gjatë kohës që ai ishte duke luajtur pranë rrugës.
 

Foto ilustruese

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në lagjen Rus të këtij qytetit, ndërsa fëmija pas plagëve të marra ndërroi jetë në spital. Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 38-vjeçarin J. Pepaj. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura