Pamjet/ Katër barake të komunitetit rom përfshihen nga flakët. Çfarë thonë dëshmitarët

Sep 16, 2020 | 15:21
SHPËRNDAJE

Katër baraka të komunitetit rom në Shkodër janë përfshirë nga flakët. Për fat të mirë nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Zjarrfikëset mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dëshmitarë thanë se zjarri nisi në mënyrë të papritur, ndërsa personat që ishin aty u larguan menjëherë.

Nga zjarri u krijuan edhe shtëllunga të mëdha tymi.

Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura