Shkodër, kapen armë pa leje, municione dhe tritol. Tre në pranga

Oct 13, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Operacioni në Shkodër për kapjen e personave për “armbajtje pa leje” ka përfunduar me arrestimin e katër shtetasve dhe janë sekuestruar armë, municione dhe tritol.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, gjatë mbrëmjes së djeshme ka vene ne pranga shtetasit: 

– Pal Hila, vjeç 66, banues në Fshatin Mali Jushit, Bushat, Bashkia Vau Dejës, Shkodër, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën : një armë zjarri automatik, Model 56, kaliber 7.62 mm. 2 karikatorë me nga 30 copë fishekë, të cilat u sekuastruan në cilësinë e provës materiale.

12167171_10153554636208260_196272086_n
– Ndue Kola, vjeç 71, banues në Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau Dejës, Shkodër, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën : një armë zjarri automatik, një krehër me dy fishekë në të 33 copë fishekë Model 54. te cilat u sekuaestruan në cilesine e proves materiale.

12166774_10153554636168260_693840326_n
– Zija Rupa, vjeç 73, banues në Lagjen « Zogaj », Shkodër.

-Ylber Rupa,vjeç 40, djali i Zija Rupës banues në Lagjen « Zogaj », Shkodër, pasi nga kontrolli në garazhë dhe në banesën se tyre, u gjetën : një kallep tritoli 400 gr. një sasi fitili zjarrpercjellës 18 kapsolla detonare nje automatik dy krehera me nga 30 fishek të cilët i mbanin pa leje.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3 armë zjarri Tip automatik, një kallep tritoli 400 një sasi fitili zjarrpercjellës, 18 kapsolla detonare 5 (pesë) krehera 100(njëqind ) copë fisheke. 

12086966_10153554636288260_1205619490_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura