Arrestohet 35 vjeçari për marrëdhënie seksuale me dhunë

Sep 28, 2020 | 10:42
SHPËRNDAJE

Një 35 vjeçar nga Shkodra ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Shtetasi me iniciale K.Rr, banues në fshatin Bardhaj, u prangos pasi kërkohej prej 25 prillit të vitit të shkuar, teksa gjykata vendosi masën e arrestit me burg.

Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Nga forca e posaçme “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. Rr. 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Personi iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura