Shkodër, 16-vjeçari plumba banesës së komshiut, largohet në drejtim të paditur

Apr 27, 2015 | 21:39
SHPËRNDAJE

Të shtënat me armë kanë shqetësuar sot banoët e lagjes “Skandërbeg” në Shkodër. Burimet e Policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për 16-vjeçarin me iniciale A.F, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të derës së banesës së komshiut të tij, shtetasit me inicialet N.L., rreth 60 vjeç.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Menjëherë pas kësaj, adoleshenti është larguar dhe Policia e Shkodrës po punon për kapjen e autorit.

Ngjarja la ndodhur këtë mbrëmje rreth orës 19.40, dhe mësohet se nga të shtënat nuk ka asnjë person të demtuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura