Shkëndije Mujaj: Dua të jem një James Bond girl

Apr 29, 2015 | 11:09
SHPËRNDAJE


Ajo është një nga femrat që zgjon kuriozitet, sidomos në rrjetet sociale. Një femër pa komplekse, që mburret me hiret e saj femërore. Shkëndije Mujaj, në një bisedë të shkurtër dhe një fotosesion të nxehtë, vetëm pak ditë më parë ka dalë në edicionin e njërit prej numrave të së përditshmes zvicerane ‘’Blick’’ duke hapur zemrën, por edhe zhveshur trupin e duke treguar se është natyrale dhe shumë seksi. E pyetur se cila është ëndrra e saj më e madhe, bukuroshja shqiptare përgjigjet: ‘’Dua të jem një herë James Bond girl, sepse këto femra janë të veshura gjithmonë mirë dhe shumë seksi. Si e tillë mund të jem shumë e drejtpërdrejtë dhe e ndershme’’, thekson Shkëndija, e cila hobi thotë se ka kërcimin belly dance, sportin dhe leximin. E pyetur për të tjera  pasione të saj, Shkëndija shprehet se të shtunave në darkë ajo nuk konsumon duhan, por nargjile, ndërsa vendi i preferuar për udhëtime mbetet gjithmonë Bora Bora.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura