Shkëndija fiton me goleadë dhe nis arratinë në kryesimin e kampionatit

Sep 17, 2017 | 19:49
SHPËRNDAJE

Shkëndija e Tetovës vazhdon të përvijohet gjithnjë e më shumë si pretendente kryesore për titullin kampion në Maqedoni. Duke përfituar nga shpërqendrimi i Vardarit që duket i fokusuar në Ligën e Europës, Shkëndija ka arritur që të krijojë që tani një distancë sigurie me ekipet ndjekëse, të konsoliduar me rezultatet e sotme.

shkendija

Kuqezinjtë mposhtën me shifrat 6-2 Rabotniçkin në fushën e këtij të fundit, në një ndeshje të dominuar plotësisht që në minutat e para. Dy gola të Hasanit, autogoli i Iliev, e më pas rrjetat e Todorovskit, Alimit e Shefitit i dhanë mundësinë skuadrës tetovarë që të ngjitej në kuotën e 13 pikëve në renditje, duke u shkëputur me 5 pikë nga Pelisteri i vendit të dytë.

Rreziku kryesor mbetet Vardari, që ka luajtur një ndeshje më pak. Por kampionët në fuqi të Maqedonisë janë ndalur në barazimin 1-1 në derbin me FK Skopje dhe tani janë në kuotën e 7 pikëve pas 4 ndeshjeve të luajtura.

Ndeshjet

FK Skopje-Vardar 1-1

Pobeda-Akademija Pandev 2-2

Rabotniçki-Shkendija 2-6

Sileks-Shkupi 0-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura