Shkëndija e nis 2020 me premtime të mëdha, “piketon” titullarin e Skënderbeut

Dec 31, 2019 | 20:43
SHPËRNDAJE

Shkëndija e Tetovës ka shprehur interesim për mesfushorin e Skënderbeut Bruno Dita.
bruno dita
Kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut duan të përforcohen për pjesën e dytë të sezonit 2019-2020 për të hapur garën për titullin kampion me Vardarin.

Duke parë eksperiencën e madhe në futbollin shqiptar dhe vendosmërinë në fushë, kuqezinjtë e vlerësojnë maksimalisht 26-vjeçarin Dita. Por, Skënderbeu e ka lojtar të çmuar ndaj një largimi i kryeqytetasit nga Korça nuk do të ishte aspak i lehtë.

Kujtojmë që Shkëndija e Tetovës ka nisur kontaktet dhe me futbollistin e kombëtares së Shqipërisë  Valon Ahmedin.
valon ahmedi
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura