Shkencëtari që zbuloi vaksinën kundër COVID-19 tregon kur do i kthehemi normalitetit: Ky dimër do jetë i vështirë, nga mesi i dhjetorit do vaksinohen…

Nov 12, 2020 | 18:40
SHPËRNDAJE

vaksine ughur shkencetar korona covid

Ugur Sahin, shkencëtari që qëndron pas vaksinës së krijuar nga Firmat Biontech dhe Pfizer i ka thënë Sky News se njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar mund të vaksinohen kundër koronavirusit nga mesi i muajit të ardhshëm. Gjithashtu lajmi i mirë prej tij është se jeta mund të kthehet në normalitet në Britani, Evropë dhe SH.B.A. deri në “mes të vitit të ardhshëm”.

Duke folur në një intervistë për Sky News, Profesori Ugur Sahin, bashkëthemelues i firmës gjermane BioNTech, tha se vaksinat e para mund të shpërndahen për qytetarët në të gjithë Britaninë në mes të dhjetorit.

Sipas tij “moment tjetër për furnizimin me vaksina nuk do të ketë para mesit të dhjetorit”.

“Dhe mesi i dhjetorit nuk do të thotë se situata do të ndryshojë në mënyrë drastike. Ky do të jetë një dimër i vështirë. Do të bëhet më keq, para se të bëhet më mirë.”

Por ai tha me ndihmën e vaksinës, ne “mund të kthehemi në jetën normale nga mesi i vitit të ardhshëm”.

Gjatë intervistës së gjatë, Profesor Sahin e përshkroi lajmin se vaksina është 90% efektive në parandalimin e COVID-19 si një “rezultat i jashtëzakonshëm”.

I pyetur nëse ndihej nën presion pasi provat zbuluan se efektiviteti i vaksinës është 90%, ai tha: “Sigurisht. Por nuk është një garë kundër njëri-tjetrit, është një garë me kohën”.

Profesori Sahin tha se ndërsa qytetarët në botë presin që qeveria të vendosë kufizime të reja, gjëja më e mirë që ata mund të bëjnë tha shkencëtari, është të mbajnë një maskë dhe të mbajnë distancimin social.

“Gjithkush ka një përgjegjësi. Nuk ka të bëjë vetëm me qeveritë. Aspekti më i rëndësishëm është të mbash një maskë, të jesh i kujdesshëm dhe të shmangësh grumbullimet me shumë njerëz dhe shumë gjatë në një dhomë.”

I pyetur nëse ai vetë do ta aplikonte vaksinën, ai i tha Sky News: “Po sigurisht, do ta bëja ditën e parë që më lejohet.”

Profesori Sahin dhe gruaja e tij Ozlem Tureci, 53 vjeç, janë bashkëthemelues të firmës gjermane Biontech që punon me Pfizer në një nga 12 provat kryesore të vaksinave kundër koronavirusit.

LEXO EDHE

Kush e zbuloi vaksinën kundër koronës? Njihuni me çiftin e shkencëtarëve me origjinë nga Turqia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura