Shkencëtarët britanikë zbulojnë një version të ri të Omicron, më i vështirë për t’u diagnostikuar

Dec 7, 2021 | 23:51
SHPËRNDAJE

Shkencëtarët deklarojnë se kanë identifikuar një version të “fshehur” të Omicron që nuk mund të dallohet nga variantet e tjera me anë të testeve PCR.

omicronKy variant ka shumë mutacione të përbashkëta me Omicronin standard, por i mungon një ndryshim i caktuar gjenetik që nuk e lejon testin PCR ta dallojë prej varianteve të tjera, raporton The Guardian.

Varianti ende zbulohet si një koronavirus nga të gjitha testet e zakonshme dhe mund të identifikohet nga testimi gjenomik, por rastet e mundshme nuk janë identifikuar me teste rutinë PCR që japin rezultate më të shpejta.

Shkencëtarët thonë se është shumë herët për të ditur nëse forma e re e Omicron do të përhapet në të njëjtën mënyrë si varianti standard i Omicron, por se versioni “i padukshëm” është gjenetikisht i ndryshëm dhe për këtë arsye mund të sillet ndryshe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura