Shkencëtarët britanikë: Covid-19 ka arritur kulmin e infektimeve te të rinjtë, shqetësuese përhapja me shpejtësi e variantit BA.2 te moshat mbi 55-vjeç

Apr 6, 2022 | 11:43
SHPËRNDAJE

Shkencëtarët anglez deklarojnë se ka shenja që Covid-19 mund të ketë arritur kulmin e përhapjes tek fëmijët dhe të rinjtë.

studimi anglez

Shifrat e infektimeve në Britaninë e Madhe tregojnë se kemi një rritje të rasteve të reja te grupet e moshuara që janë dhe më të cënueshmet.

Infeksionet e përgjithshme u rritën gjatë muajit mars në nivelin më të lartë të regjistruar gjatë pandemisë, zbuloi studimi “React” i Imperial College.

Rritja e infektimeve mendohet të jetë nxitur nga nënvarianti BA.2 i Omicron, i cili është shumë herë më i transmetueshëm se varianti origjinal.

Bazuar në testimet e kryera mes 8 dhe 31 marsit në Angli, u vlerësua se 6.37% e njerëzve ishin mbartës të virusit, duke u rritur me 2.88% nga muaji i kaluar.

Shifrat tregojnë një rritje të paprecedentë të infeksioneve në të gjitha grupmoshat dhe rajonet që nga shkurti, kohë kjo kur morën fund dhe kufizimet e jashtëzakonshme të vendosura në Angli.

Në fund të periudhës së studimit, autorët zbuluan se infeksionet dukej se kishin arritur kulmin tek fëmijët dhe të rinjtë.

“Ne jemi të siguruar se normat te grupet më të reja duket se po zbresin – ato nuk mund të rriten përgjithmonë,” tha Prof Paul Elliott, kryetar i epidemiologjisë në Imperial College London dhe drejtor i programit React.

Por ai shtoi se ishte “shqetësuese” që virusi po vazhdonte të përhapej te njerëzit e moshës 55 vjeç e lart, shëndeti i të cilëve konsiderohet të jetë më i rrezikuari nga një infeksion i rëndë i Covid.

Më 31 mars, vlerësohet se 8.31% e grupmoshës mbi 55 vjeç kishte rezultuar pozitive, sipas të dhënave. Një shifër kjo gati 20 herë më shumë se prevalenca mesatare e regjistruar që nga fillimi i sondazhit React në maj 2020.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura