Shkencëtarët bëjnë zbulimin e rëndësishëm për kancerin: Shenjat e tumorit mund të shfaqen dekada përpara se të diagnostikohet sëmundja

| 19:01
SHPËRNDAJE

Shenjat e kancerit ndonjëherë mund të shfaqen dekada përpara se të diagnostikohet sëmundja, kanë zbuluar shkencëtarët.

Studiuesit zbuluan se mutacionet gjenetike që ushqejnë rritjen e tumoreve shpesh ndodhin vite para se të zbulohet kanceri.

24355688-7970215-image-a-1_1580924165464

Një në pesë mutacione mund të konsiderohet si ngjarje e hershme në zhvillimin e një tumori, do të thotë se ato mund të ndodhin që në fëmijëri.

Kjo sugjeron që fëmijët një ditë mund të kontrollohen për mutacione gjenetike për të parandaluar sëmundjen e tyre.

Studimi shikoi 47milionë ndryshime gjenetike në më shumë se 2.500 tumore njerëzore, në 38 lloje kanceri.

Ekipi ndërkombëtar i studiuesve tha se ishte ‘e jashtëzakonshme’ që disa ndryshime kanë ndodhur vite përpara diagnozës, madje edhe në inde që dukeshin normale.

Dr Peter Van Loo, nga Instituti Francis Crick në Londër dhe një nga studiuesit e përfshirë në projektin Pan-Cancer, tha: ‘Ne kemi hartuar afatet e para të mutacioneve gjenetike në spektrin e llojeve të kancerit. Për më shumë se 30 kancere, ne tani e dimë se çfarë ndryshimesh specifike gjenetike ka të ngjarë të ndodhin, dhe kur këto ka të ngjarë të ndodhin’.

Zhbllokimi i këtyre modeleve do të thotë se tani duhet të jetë e mundur të zhvillohen teste të reja diagnostikuese që marrin shenja të kancerit shumë më herët.’

Është fiction shkencor aktualisht por mund të parashikohet që një ditë të zbulohet kanceri te fëmijët dhe t’i trajtojë ata duke vrarë qelizat problematike. Kanceri ndodh kur gabimet, ose mutacionet, futen në qelizat e shëndetshme ndërsa rriten dhe ndahen. Ndërsa shumica nuk i ndryshojnë dukshëm qelizat tona, disa janë të dëmshme dhe shoqërohen me rritjen e tumoreve”, shtoi ai më tej.

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.