Shkëmbyen rreth 1 ton drogë në det, skafistët e arrestuar në operacionin ‘Syri’ dalin në gjyq. Ja çfarë vendosi gjykata për ta

Aug 10, 2022 | 11:06
SHPËRNDAJE

Dalin para gjykatës në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë skafistët e përfshirë në trafikun e rreth 1 tonë kanabis.

Korespondenti i Panorama bën me dije se Gjykata e Vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe ka vendosur masën arrest me burg.

Mbi ta rëndon akuza e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe mjeteve lundruese.

Skafistet e arrestuar gjate operacionit policor të koduar “The Eye”, jane shtetasit Arbër Saraseli 31 vjec, Saverjo Imeraj 21 vjec dhe Qemal Pekmezi 19 vjec.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura