Shkëmbi: Kemi shumë për të bërë, ja nga erdhën gabimet

Aug 19, 2018 | 22:15
SHPËRNDAJE

Bledi Shkëmbi debutoi sot si trajner në Kategorinë Superiore. Në prononcimin pas ndeshjes për “Supersport” tekniku i Teutës u shpreh i kënaqur për atë që prodhoi, por mungoi saktësia para portës. Korçari tregoi se ka besim të plotë tek sulmuesit dhe në javët e ardhshme ata do të çlirohen.

Shkembi

Kishit dëshira ta fillonit me fitore, por u rrezikuat gjithashtu?

E nisëm mirë, pastaj mezi i pjesës së parë, filluam po çedonim. Nuk po bënim presingun që donim. Ekipi kundërshtar mund të na godiste por edhe ne mund të shënonim. Për mënyrën se si luajtëm futboll kemi shumë për të bërë.

A do të kishit një dëshirë të fundit për një sulmues?

Patjetër, në qoftë se do të ishte ndonjë sulmues që do ti shënonte rastet do ta merrnim. Raste humbin edhe sulmuesit më të mirë në botë. Unë kam besim te lojtarët dhe te sulmuesit. Besoj që nga dita në ditë do të përmirësohen.

A kishit frikë pas minutës së 25-të që mund të mundeshit?

Në disa momente më shkoi mendja që futbolli kështu është. Për fat të mirë nuk e pësuam. E dija që do të vuanim në pjesën e dytë. Disa gabime në mbrojtje erdhën nga gjendja fizike. Në qoftë se shënonte kundërshtari do të ishte përgjegjësia ime. Jam i kënaqur me ekipin. Futbolli me fat, ose të ul poshtëm, ose të ngre lartë.

Skuadra fillon shumë mirë ndeshjen, por në momente të caktuar, lojtarët duhet të zgjidhin kohën ku mund ta kërkojnë topin. Dyshja e qendrës së mbrojtës la shumë hapësira, duke kërkuar me ngulm për ta fituar ndeshjen…

E thashë që gjendja fizike e Osmanit dhe Bicit, na sollën probleme në vendosje. Ekipi nuk ishte në ekuilibër ashtu siç duhet. Disa lojtarë nuk arritën të mendonin më shpjet kur kishin topin. Kjo është edhe pak nga dëshira e madhe për ta fituar ndeshjen edhe pse ne u munduam të ishim të qetë. Kjo ishte ndeshja e parë, e gati 10 lojtarëve të bërë bashkë. Në përgjithësi jam i kënaqur. Në qoftë se do të ishte java e 6-7 nuk do të ishte ndeshje e mirë.

Mungesa e saktësisë në goditje. Është karakteristikë e futbollistëve?

Në momentin që mbaroj ndeshja kam edhe unë përgjegjësi. Nuk kemi shënuar sa duhet përpara portës, për të shënuar këtë gola, që duken të thjeshtë. Unë besoj shumë te pjesa sulmuese. Janë të gjithë të mirë, jam i bindur që kur të vijnë në momentin e duhur fizik, do të shënojnë dhe do na ngjisin lartë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura