Shkëlzeni në videon e Priftit? Berisha i përgjigjet Metës: Mashtrim, ti iu lute djalit tim të më bindte mua që mos të jepje dorëheqjen, s’e pranova

Mar 5, 2015 | 12:06
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar jashtë sallës së Kuvendit, duke iu përgjigjur edhe akuzave të Metës për përfshirjen e djalit të tij, Shkëlzenit në videon e Dritan Priftit. 

Berisha gjate fjales jashte salles se Kuvendit

 

Berisha ka deklaruar se “kusht themelor eshte dorëheqja e Metës të akuzuarit për dy vrasjet nga viktima dhe dorësi, Meta i përgjigjet me alibira dhe vendosmërinë për të qëndruar aty me votat e krimit”.

Sipas tij, në përpjekjen e tij për tu kapur si fije bari ka nxjerrë tezën me të cilën mashtron se Tom Doshi paska kaluar te PD-ja. “Keto jane marrëzira, njeriu që ka sulmuar më shumë Tom Doshin është Berisha dhe këtë e dinë të gjithë, ai që bënte fluturime me Doshin është Meta se kishte nevojë për të në mënyrë jetike, por Berisha nuk do jetë kurrë për veprime antiligjore ndaj askujt”.

U përmend emri i djalit tuaj në videon e Priftit, Meta tha se dha doreheqjen njehere per Shkelzenin, se ishte ne ate video..

Nëse besoni mashtrime të tilla të Metës, ai tregon se kufijtë e zhytjes në krim e korrupsion jane te thelle. 
Gjënë e parë, Meta tha se e ka sponsorizuar kunati i Berishës, video tregon qartë se kush e kishte sponsoprizuar Bamin

Ka lidhje djali juaj me ngjarjen e 2011?

Po ka lidhje. Meta mendon se djali im që i ishte lutur Meta të ndërhynte te i ati nuk ndërhyri, sepse Meta s’donte të jepte dorëheqjen dhe u detyrua. Unë e dua shumë djalin tim, por detyra shtetërorë është detyrë shtetërore për mua

Do jetë në kuvend opozita?

Presim dorëheqjen e Metës, pastaj do jetë vendim i qytetarëve shqiptarë

Si mund ta vendosin këtë qytetarët?

Qytetarët vendosin në mënyrë më të fuqishme, kur shohin se kuvendin e drejton një njeri që ka paguar dy vrasje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura