Shkëlzeni i përgjigjet Ballës: S’kam kalë për në Suedi, Rama duhet të kthejë kërriçin e tij në Librazhd

May 29, 2015 | 8:46
SHPËRNDAJE

Pas debatit të nxehtë mes deputetit socialist Taulant Balla dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar djali i këtij të fundit, në lidhje me batutat që bëri Balla për kalin që duhet të kthejë Shkëlzeni në Suedi.

Shkelzen Berisha

 “Taulant une nuk kam asnje kale per ta cuar ne Suedi, eshte Rama ai qe duhet te ktheje kerricin e tij ne Librazhd. Ne lidhje me shpifjet e reja edhe njehere boll bere trimin ne parlament dhe dhjaksin ne gjykate duke shtyre pafund seancat”,- shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale.

Fotografia e Shkelzenit me kalë, Sadija i pergjigjet në FB: Kali është i imi. Mu premtua se do ma sillnin por nuk ndodhi

 Postimi i plote ne FB i Sadijes:

Per aq kohe sa mundem te kujtoj, kafshet dhe natyra kane qene nje pjese shume shume e rendesishme e jetes time dhe 1 pasion aq vjecar sa edhe shpirti im…

Sidomos macet, kuajt dhe qente. Madje as nuk me kujtohet te kem jetuar pa ta (perjashto 3 vitet e fundit)Perpara se te vija ne Shqiperi me familjen time, kishim 3 mace, Kupidi, Engjelli dhe Serafina…

Duke menduar qe nuk do te mund te mbijetonin po ti leviznim nga Suedia u detyruam ti falnin.Ishte e dhimbshme per mua dhe femijet e mi. Pas 1 viti ne Shqiperi, disa miq me thane se kishin pare te veterineri disa qenushe shume simpatik te rraces Rottëeiler te cilet duhej patjeter ti shihja.

Sigurisht qe rashe ne dashuri! Nuk kisha nevoje te zgjidhja. 1 qenush i forte dhe kurioz me zgjodhi perpara se ta zgjidhja une…REX-i. E mora me vete ne shtepi ti beja 1 suprize familjes.Ai i fitoi shume shpejt zemrat tona. Kalova muaj duke u kujdesur, duke e trajnuar e ushqyer. Disa muaj me pas, nje enderr e femijerise u be realitet…Mora kalin tim qe quhet Meri. Nuk mundem ta shpjegoj cfare do te thoshte kjo per mua dhe vajzen time. Mimi konkuroi me Merin dhe fitoi ne cdo konkurs kalerimi. Rexi behej gjithmone xheloz per vemendjen qe i kushtonim Merit. Meri ishte shoqja ime me e mire ne kohe te veshtira. Degjonte cdo problem timin nderkohe qe kujdesesha per te…

 Ma njihte fishkellimen kur hyja ne stalle. Me dha forcen per te cilen kisha nevoje dhe me ndihmoi ti kaloja momentet e veshtira.Kur isha 7 vjec mamaja ime me dhuroi macen e pare, Anen. Kur Mimi ishte 7 vjec i dhurova macen e saj te pare, Serafinen. Kur Medina u be 7 vjec me kerkoi 1 mace. Ishte shume specifike ne kerkesen e saj. Macja duhet te ishte e bardhe dhe me emer Serafina! i thashe qe nese notat do ishin te mira do ta mendoja kete kerkese. Ajo doli shume mire me mesime dhe me ndihmen e veteriner Ilirit gjetem ne 1 dyqan kafshesh 1 kotele te bardhe e shume te embel te cilen e morem ne shtepi. Mu deshen 6 muaj pune e veshtire jo vetem qe Rexi ta pranonte (mos ta hante) por edhe ti beja miq me njeri tjetrin (heart)1 dhjetor 2012, mu desh te iki ne Suedi te merrja 1 opinion te dyte per 1 operacion qe mu sugjerua nga mjeket ne Austri. Duke e ditur qe situata me shendetin tim mund te zgjaste, vendosem qe Medina dhe Lajdoni te vinin me mua ne Suedi te ndiqnin shkollen nderkombetare atje per 1 simester, nderkohe qe une mjekohesha dhe pas perfundimit te simestrit ne qershor 2013 te ktheheshim ne Tirane. Kafshet s’mund ti leviznin per 6 muaj ndaj i lame ne shtepi derisa te ktheheshim…

Une u kurova pa pasur nevoje per operacion dhe shendeti u permiresua. U ktheym ne Shqiperi…besoj se vazhdimin e dini. Ishte nje chock per femijet kur i thashe qe do qendronim vetem 1 muaj ne Tirane dhe do ktheheshim pergjithmone ne Suedi. Ata humben shtepine ku jane rritur, shoket, fqinjet, shkollen dhe familjen brenda disa ditesh. Na u premtua qe kafshet do te na dergoheshin ne Suedi pasi te vaksinoheshin dhe te pajiseshin me pasaporte. 3 vjet me pas dhe jemi ende duke pritur..E kam kuptuar me zemer dhe shpirt te thyer qe nuk do ti marrim me. Nuk mund ti shoh me perseri por gjej qetesi duke shpresuar qe kujdesen mire per ta. Por ti shfaqesh ne publik sikur nuk kane qene kurre tanet ose nuk kane qene pjese e jetes tone, me ben te mendoj se sa shume duhet ndjeshmeria, empatia dhe respekti. Eshte e dhimbshme kur keto ndjenja mungojne.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura