“Shkëlzen Gashi pretendon Real Madrid ose Bajernin e Munihut”

Jan 19, 2016 | 19:53
SHPËRNDAJE

Shkëlqzen Gashi nuk do të kalojë te Luzerna në merkaton e këtij muaji. Ka qenë vetë trajneri i këtij ekipi Markus Babel, që ka thënë se sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka synime më të mëdha se të jetë nën urdhrat e tij. Para pak ditësh u përfol për një interesim të Luzernës po Babel ka thënë me ironi për “Luzernzeitung.ch”. se Gashi pretendon një prej skuadrave të mëdha evropiane.

20-GASHI-basel-bank1

“Gashi në mendjen e tij i ka klubet e mëdha si Çelsi, Real ose Bajern. Ai dëshiron të luajë, por jo për ne. Me fjalë të tjera nuk do të jetë pjesë jona”, ka thënë trajneri.

Në dy sezonet e kaluara, ai u shpall golashënuesi më i mirë i Zvicrës. Përveç Luzernit, interesim për Gashin kanë shprehur edhe Atalanta, Marseja, Galatasaraj e disa skuadra tjera europiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura