Shkëlzen Berisha: Tahiri dhe Didi lanë të lirë “vrasësin profesionist”. Përse nuk e arrestuan?

Mar 4, 2015 | 16:01
SHPËRNDAJE

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, përmes një postimi në Facebook ka reaguar mbi deklaratat e ministrit Tahiri mbi çështjen “Doshi”, duke pyetur se përse “vrasësi profesionist” u la i lirë pas rrëfimit të tij.

Statusi i Shkëlzen Berishës në Facebook

 “Dokrrat e Tahirit

Nje “vrases profesionist” shkon dhe rrefehet ne zyren e ministrit te brendshem per vrasjen e nje deputeti,para tij dhe drejtorit te pergjithshem te policise por ministri dhe drejtori e lene te lire te largohet sepse nuk ka pranuar te hedhe firmen??
Perse nuk e kane arrestuar nderkohe qe personi ka pranuar gojarisht para tyre qe eshte perfshire ne nje vrasje te mbetur ne tentative??

Policia ka ndaluar dhe arrestuar njerez per faturen e dritave por ministri dhe drejtori i policise paskan organizuar “rendezvous” ne driten e qiririt,jo nje, por disa here me nje vrases te kontraktuar pa e ndaluar kurre ate!

Me cfare baze ligjore e kane lene te lire dje dhe e kane arrestuar sot?”, shkruan Shkëlzen Berisha në rrjetin social.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura