“Shkëlzen Berisha ka trafikuar drogë”/ Gjykata e dënoi, Romeo Kara: E huazova nga Izet Haxhia…

Nov 15, 2018 | 23:49
SHPËRNDAJE

Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar sot me 500 mijë gjobë për shpifje juristin Romo Kara, pas kallëzimit të Shkëlzen Berishës.

Për deklaratën e bërë përmes Facebook-ut, se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka bërë trafik droge, Romeo Kara është dënuar me gjobë për veprën penale ‘Shpifje e kryer botërisht”, e parashikuar nga Neni 120/2 i Kodit Penal.

Romeo-Karaj-avokati-i-OSHEE-905x395

Shkëlzen Berisha është përfaqësuar në gjykatë nga avokati Besnik Çerekja, ndërsa Romeo Kara nga avokati Korab Cani.

REAGIMET

Për Romeo Karën, vendimi i Gjykatës është i padrejtë, i dhënë nga një gjyqtar që kontrollet nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkaq, burime pranë studios ligjore të avokatit Çerekja, thanë se, “Romeo Kara i shmangej njoftimit për zhvillimin e këtij gjykimi. Madje janë konsumuar të gjitha format e njoftimit që parashikon Kodi i Procedurës Penale, duke i bërë njoftim edhe me anë të Komisariatit të Policisë”.

Jurisiti Romeo Kara, pas vendimit, është shprehur se: “Siç kam paralajmeruar muaj me pare, vegla e bindur e Sali Berishes, gjyqtari Ahmet Metalija, sot ne kundershtim me ligjet e vendit, vendimet e Gjykates se Strasburgut dhe te Gjykates se Larte, me shpalli fajtor per shpifje ndaj Shkelzen Berishes, lidhur me thenien: a e mban mend kur coje heroinen ne Vlore tek vila e Landit të Jasharit? Ne menyren me te pacipe, une deklarohem fajtor, per nje thenie ne vitin 2017 të cilen une e huazova nga nje interviste televizive te dhene nga Izet Haxhiaj ne vitin 2014. Edhe pse une nuk jam burimor i kesaj thenieje, perseri gjykatesi i Sali Berishes me deklaroi fajtor”.

“Edhe pse u paraqiten të gjitha referimet e duhura nga Gjykata e Larte, me te cilat per ironi të fatit ka fituar pafajesine vete Sali Berisha kur eshte akuzuar per shpifje, une perseri u deklarova fajtor. Edhe pse une paraqita 13 faqe konkluzione, une perseri u deklarova fajtor vetem nje minute pas paraqitjes se tyre, pra fare pa u lexuar ato. Gjykatesi i Saliut, kerkon qe brenda 6 muajsh nga marrja e formes se prere te vendimit, une te paguaj 500 mije leke, pra une te mos kem as të drejte të ushqehem, pasi bazuar në të ardhurat e mija, kjo eshte e pamundur. Ky eshte cmimi i kerkimit te drejtesise. Ky eshte cmimi i kallezimeve penale qe une bera karshi kryekusarit Berisha lidhur me korrupsionin dhe vjedhjen CEZ. Ky eshte cmimi i lirise per te folur dhe dhene opinionin tend sot, në nje vend te ashtuquajtur demokratik. Ky eshte cmimi per te thene te verteten, apo per te perseritur edhe te vertetat publike”, shprehet Romeo Kara në një reagim në rrjetet sociale.

“E gjithe tufa Berisha, duke pare se nuk mund te hidhte dot poshte arsyetimet e mija ne padite penale lidhur me CEZ-in, u angazhua ne nje fushate të pashembullt denigrimi karshi meje, pasi nese nuk mund te denigrohet arsyetimi atehere duhet te denigrohet arsyetuesi. Edhe sikur t’a paguaj me jeten time, une e siguroj tufen Berisha se kurre nuk do të terhiqem. Ky vendim turpi i gjykates, do te jete motivimi i radhes, per te cuar ne nje stad tjeter luften per drejtesi. Asnje vendim i tille, nuk do te mund te lekunde vendosmerine time apo besueshmerine time. Te drejten time do t’a kerkoj deri ne Strasburg apo edhe ne fund të botes po te jete e nevojshme. Sot gjykata, pranoi se eshte domain i Berishes, domain i familjes Berisha, domain i krimit, dhe kamzhik ndaj kujtdo qe kerkon drejtësi”, shton ai.

Ndërkohë në konkluzionet e përfaqësuesit ligjor të Shkëlzen Berishës, thuhet se, statusi në Facebook i Karajt: “Atë heroinen që coje me makinën e babit dhe karburantin e shtetit te Landi i Jasharit në Vlorë, nuk e ke harruar besoj”, ka cënuar nderin, dinjitetin dhe personalitetin e Shkëlzen Berishës

PJESË NGA KONKLUZIONET E MBROJTJES

Në datë 20 tetor 2017, shtetasi Romeo Kara me anë të rrjetit social Facebook deklaron, ne profilin e tij personal se viktima akuzuese Z. Shkëlzen Berisha ka kryer një vepër të rëndë penale. Këto shpifje erdhën fill pas ngjarjes së rëndë që po hetonte Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me implikimin e mundshëm të ish-ministrit të brendshëm Z. Saimir Tahiri në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në periudhën  që Z. Saimir Tahiri ka qenë i ngarkuar me detyrë te lartë shtetërorePërhapja e thënieve të sipërcitura përveçse cënojnë rëndë nderin, dinjitetin dhe personalitetin e Z. Shkëlzen Berisha u bënë në një kohë të trazuar politike me qëllime kredo-politike apo çdo qëllim tjetër, të ndryshëm nga ai i informimit të publikut”, thuhet në konkluzionet e avokatit të Shkëlzen Berishës, paraqitur në Gjykatë.

/PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura