Shkëlqimi dhe rënia e Brajan Braun te Partizani

Nov 3, 2019 | 13:27
SHPËRNDAJE

Gjatë merkatos së verës, Partizani përfundoi deri në Amerikë për të gjetur sulmues dhe në fund arriti të afronte xhamajkanin Brajan Braun.

brajan braun

26-vjeçari e nisi mirë aventurën te Partizani, pasi ai ishte heroi i të kuqve në fitimin e Superkupës, ku shënoi tre gola ndaj Kukësit. Me atë paraqitje të shkëlqyer u mendua se Braun do të bënte diferencën në sulmin e Partizanit dhe për këtë arsye ishte titullar në dy ndeshjet e para të kampionatit, ndaj Kukësit dhe Luftëtarit.

Por pas shkëlqimit në Superkupë, sulmuesi i Kombëtares së Xhamajkës nuk ka arritur që ta gjejë veten apo të kapë ritmin e skuadrës, sepse minutat në dispozicion i ka pasur të pakta. Statistikat e Braunit në 10 javët e para të kampionatit me Partizanin janë këto: 270 minuta lojë në 7 ndeshje. Vetëm në dy javët e para ka qenë titullar, pasi më pas ka luajtur si zëvendësues dhe nuk ka shënuar asnjë gol gjatë kësaj periudhe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura