Shkëlqim Selami: E vërteta e procesit gjyqësor në Itali

Dec 22, 2016 | 23:01
SHPËRNDAJE

Deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami, ka theksuar se Partia Demokratike i ka bërë presion prokurorisë, pasi e gjithë kjo ngjarje është nisur nga një shkresë e një individi që e ka çuar në prokurori.

Shkelqim SelamiSelami tha se prokuroria ka kërkuar në KQZ heqjen e mandatit të deputetit Shkëlqim Selami. Ai deklaroi se ky informacion ka ardhur në bazë të një dokumenti të vitit 1994, që është i akuzar për trafik të qënieve njerëzore nga policia e Brindisit.

“KQZ-ja i kthen përgjigje, pasi e verifikon informacionin, se nuk ka asnjë të dhënë në formularin e z.Selami. Ata në të njëjtën kohë, dërgojnë shkresën në Kuvend, që deputeti Selami të vijë nesër që të paraqitet në Prokurori”.

Fevziu: Çfarë ka ndodhur në Brindisi në vitin 1994?

Selami: Absolutisht nuk kam qenë në dijeni se në vitin ’94 jam i kërkuar në Itali apo kam një proces gjyqësor në atje. Sepse këtë e hedh poshtë publikisht me dokumente dhe shkresa doganore, pse? Sepse në vitin 1994 vija katër herë në muaj në Itali se bëja biznes. Kisha shumë dyqane. Shkoja dhe vija me maune. Unë nuk e kam ditur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura