Shkëlqeu në miqësore, sulmuesi Guri në “radarët” e ekipit të njohur turk

Jan 16, 2018 | 9:37
SHPËRNDAJE

Nën drejtimin e tra jnerit austriak Pe ter Pakult, skuadra e Kukësit duket se po gjen shkëlqimin e munguar dhe këtë e ka treguar gjatë fazës përgatitore që po zhvillohet në Turqi.

Kuksianët kanë zhvilluar tri ndeshje miqësore në Antalia, ku dy të parat i kanë fituar, ndaj Kaiserispor dhe Bursaspor, me rezultatin 1-2.

Kukesi2

Por, ndeshja më emocionuese ishte ajo ndaj Fenerbahçes, ekipi i njohur turk, ndaj të cilëve kuksianët shpërthyen duke kaluar në avantazh dy herë, por dy penallti të dyshimta të akorduara nga arbitri turk bënë që ekipi turk të barazonte shifrat.

Miqësoret në tokën turke dhe rezultatet e arritura janë një reklamë e mirë për futbollin shqiptar, për vetë klubin e Kukësit, por më tepër për futbollistët e verilindorëve, pasi shumë prej lojtarëve kanë rënë në sy te klubet e Superligës turke. Ndër ta është Rrumbullaku, Alla, Bakaj, Shameti e së fundmi Sindrit Guri.

kukesi2-470x313

SULMUESI – “Panorama Sport” mëson se, ndër të preferuarit e ekipeve turke, veçanërisht Trabzonsporit, është sulmuesi shtatlartë shkodran Sindrit Guri, i cili, dhe pse nuk arriti të shënonte gol në asnjë prej tre takimeve, ishte protagonist në lojën e Kukësit.

Gazeta mëson se Guri është studiuar nga menaxherët e ekipit turk, të cilët janë interesuar për të nëpërmjet drejtorit sportiv Nderim Nexhipi.

guri

Ky i fundit ia ka bërë me dije interesimin për 24-vjeçarin presidentit të klubit Safet Gjici, i cili ka theksuar se, nëse ofertat vijnë zyrtarisht, atëherë do jetë ai që do negociojë për Gurin, por jo vetëm për të, po dhe për gjithë të tjerët.

Ende nuk ka asnjë ofertë konkrete në adresë të klubit, por kjo s’do të thotë që nuk mund të mbërrijnë, pasi merkatoja vijon deri në fund të muajit janar.

Kukësi kërkon për Gurin jo më pak se 300.000 euro, çka i është bërë me dije edhe klubit të interesuar.

Guri-KUkesi

Guri ka bërë mirë në këto dy vite te Kukësi dhe oferta për të ka pasur edhe në të kaluarën, por presidenti Gjici i ka refuzuar, duke e mbajtur futbollistin në ekip. Deri në këto momente, Guri ka shënuar katër gola në 16 ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura