Shkelqeu ndaj Laçit, rivali i Shkëndijës firmos me talentin e Moldes

Aug 3, 2018 | 19:30
SHPËRNDAJE

Erling Braut Haland është një emër që i ka bërë përshtypje të gjithëve në ndeshjen kundër Laçit. Lojtari i Moldes arriti të shënonte 2 gola në fitoren 3-0 të ekipit norvegjez përballë kurbinasve. Kështu që ka mjaftuar vetëm kjo paraqitje që klubi austriak i Salcburgut i cili do të jetë kundërshtari i Shkëndijës në fazën tjetër, të interesohet për djaloshin 18-vjeçar.

28SPOIMG_2143

Tashmë kanë filluar edhe bisedimet midis drejtuesve të klubit austriak me ata norvegjez për ta finalizuar këtë transferim. Të gjithë e vunë re mungesën e lojtari 18-vjeçar në lojtarët e grumbulluar për ndeshjen e dytë ndaj Laçit, por duket se ka qenë duke diskutuar për marrëveshjet.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura