Shkeli vendimin e LSI-së, kush është studenti i “Kristalit” i dënuar për “kanosje”,  që pritet të bëhet deputet-FOTO

Apr 23, 2019 | 11:57
SHPËRNDAJE

Klajdi-Qama-LSI-deputeti-Kristali-ParlamentiLëvizjes Socialiste për Integrim i është larguar një tjetër kandidat për deputet, i cili ka kërkuar sot mandatin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai është Klajdi Selim Qama, kandidati me numrin 7 në listën e qarkut të Beratit.

Qama ka dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë është në pritje të marrjes së mandatit të deputetit.

Dënimi

Sipas formularit të dekriminalizimit, rezulton se Klajdi Qama është i dënuar për veprën penale të “Kanosjes”.

Qama nuk preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi vepra e tij penale konsiderohet si e rehabilituar.

Por, gjithsesi, emri i Klajdi Qamës është verifikuar edhe më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në raportin e vitit 2017 kur ky i fundit garoi me siglën e LSI-së, kishte deklaruar veprën penale dhe ndëshkimin me gjobë që kishte marrë.

Denimi-Klajdi-Qama

“1. KLAJDI SELIM QAMA kandidat në listën shumë emërore Partia Lëvizja Socialiste për Integrim me numër rendor 07, Qarku Berat ka deklaruar se është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, Kundravajtje Penale.

Sipas shkresës me nr.3687/1 prot, datë 02.05.2017 -së drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore të datës 01.05.2017, z. Qama me vendimin Nr.70 date 24.03.2010 të

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat është deklaruar fajtor për veprën penale “Kanosje”, parashikuar nga Neni 84 K.P i dënuar me 120.000 lekë gjobë.

Në aplikim të Nenit 406 K.PR.P është dënuar përfundimisht me 80.000 lekë gjobë Në bazë të nenit 69 K.P është rehabilituar”, thekson raporti i KQZ.

Denimi-Klajdi-Qama1

Arsimimi dhe Puna

Sipas CV-së së publikuar nga vetë kandidati për deputet kur garoi për herë të parë në zgjedhjet e 2017, shkruhet se ai ka përfunduar në vitin 2009 – 2012 studimet në Universitetin “Kristal” në degën “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”.

Ndërkohë që në vitin 2012-2014 ka përfunduar studimet, master profesional në “E Drejtë Civile”, në Universitetin e Tiranës.

Si eksperiencë pune, kandidati deri në vitin 2013 ka qenë i punësuar në një firmë private, ndërkohë që nga 2013 e në vazhdim ai është emëruar specialist në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

CV-Klajdi-QAma

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura