10 mijë lekë policit të Rrugores për ta lënë të largohet, arrestohet. Tahiri: 20 shoferë në pranga për rryshfet

Feb 28, 2015 | 17:29
SHPËRNDAJE

Një 38-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasditën e së shtunës në Fier, pasi tentoi të korruptojë policin e qarkullimit rrugor.

Foto arkiv

Ngjarja u shënua në aksin rrugor Fier-Lushnje, pranë vendit të quajtur ‘’Pushimi i shoferit”, kur drejtuesi i mjetit tip “Volswagen”, Erjon Mezini, banues në Tiranë, po ecte me shpjëtësi tej normave të lejuara, çka ka bërë që ai të kapet nga radarët e policisë. 

Pas kësaj drejtuesi i mjetit me targa AA 656 HP, i ka kërkuar policit ta lejojë të largohet, duke pretenduar se ka patur “një hall familjar”. Madje ai i ka ofruar edhe 10 mije leke të vjetra, duke i thënë ‘’të pinte një kafe’’. Kjo është refuzuar nga polici i Rrugores, i cili ka lajmëruar kolegët e policisë së Rendit, të cilët kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, thanë burime për “Panorama Online”.

Mezini akuzohet për “korrupsion aktiv”.

Reagon ministri Tahiri: 20 të arrestuar për rryfshet ndaj Rrugores, në pak kohë

Pas lajmit të arrestimit të një 38-vjeçari që tentoi të korruptojë policin e Rrugores në Fier, ka reaguar ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili tha se në pak kohë numri i personave të arrestuar për rryshfet ndaj uniformave të Rrugores është 20 drejtues mjetesh. 

Me rastin sot ne Fier, ne pak kohe behen 20 shtetas te arrestuar nga policia rrugore pse tentojne ti japin rryshfet policit rrugor. 
Punonjesi i policise qe deri dje merrte rryshfetin, sot arreston rryshfetdhenesin. Kjo eshte pjese e angazhimit tone per te luftuar korrupsionin dhe per ta bere Policine e Shtetit te paster nga cdo njolle abuzivizmi e korrupsioni. Rezultatet tona ne luften kunder korrupsionit vijne vetem bashke me qytetaret qe denoncojne kerkesat per rryshfet dhe me policet qe arrestojne qytetaret qe ofrojne rryshfet. Kjo eshte rruga jone drejt ‪#‎policiseqeduam‬“, shkruan Tahiri në Facebook.

Reagimi i Tahirit në Facebook

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura