Shkelën rregullat e Shengen-it, kthehen nga Gjermania e vende të tjera 58 shtetas shqiptarë

Apr 21, 2015 | 20:13
SHPËRNDAJE

58 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen janë kthyer sot nga Gjermania në Shqipëri. Lajmi behet i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Shtetit, ku thuhet se nga shtetasit deportivë të kthyer, 16 prej tyre janë kthyer nga Gjermania, 6 prej tyre janë kthyer nga Franca, 12 nga Filanda dhe 24 nga Suedia.

Rinas

Nga këta rreth 35 shtetas ishin me familje.

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga Policia e Shtetit Shqiptar, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese Gjermane dhe FRONTEX.

Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura