Shkelën rregullat e Shengen-it, kthehen 50 shqiptarë nga Franca

May 28, 2015 | 17:59
SHPËRNDAJE

50 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen janë kthyer sot në Shqipëri. Policia e Shtetit bën me dije se këta shtetas janë kthyer spt në Rinas, nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me charter, organizuar nga autoritetet Franceze dhe agjensia Frontex.

Në bordin e avionit ishte dhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit me qëllim monitorimin e respektimit të të drejtave të shtetasve që u riatdhesuan si dhe në përbërje të eskortës kishte dhe një mjek e një psikolog.

Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen, bëjnë me dije autoritetet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura