Shkelën masat antiCovid, gjobitet me dy mijë euro PDK-ja

Jan 25, 2021 | 11:33
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë, ka dënuar me dy mijë euro Partinë Demokratike të Kosovës, për shkak të organizimit të tubimeve në kundërshtim me Ligjin për Pandeminë.

142094574_10224484911612940_5610118961665193011_o

Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka thënë se askush nuk është mbi ligjin.

“Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë”, ka thënë ai.

Ditë më parë, Inspeksioni në Prishtinë ka dënuar me nga dy mijë euro edhe LDK-në, AAK-në dhe Nismën.

Theksojmë se sipas masave të fundit të miratuara nga Qeveria e Kosovës, në ambiente të mbyllura nuk lejohet tubimi më shumë se 30 qytetarë, kurse në ambiente të hapura lejohet deri në  50./Telegrafi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura