Shkatërroi portën hyrëse të gjirit të “Kakomesë”, arrestohet një 41-vjeçar, procedohen edhe 4 persona të tjerë

Nov 28, 2021 | 15:52
SHPËRNDAJE

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim për shkatërrim të portës hyrëse në gjirin e “Kakomesë”.

policia-vlore

Po ashtu ky persona ka kundërshtuar punonjësit e policisë private.

Ndërkohë, policia thotë se janë proceduar 4 persona të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI I POLICISE

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”,  shtetasi F.H., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, bënë ndalimin  për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, e shtetasit G.P.,41 vjeç,banues në Nivicë, Himarë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, sepse ka shkatërruar portën hyrëse në gjirin e “Kakomesë”, dhe  ka kundërshtuar punonjësit e policisë private.

Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë,   u  procedua penalisht për veprën penale  “Dëmtime të tjera me dashje” shtetasi M.C.,37 vjeç, banues në Vranisht-Himarë, pasi ka goditur një shtetase.

 

Po nga këto shërbime u  procedua penalisht për veprën penale” Pushtimi tokës”  shtetasi L.L.,75 vjeç, banues në fshatin Dhërmi,  pasi ka bërë kallëzim penal shtetasi H.B, banues në fshatin Dhërmi, se i ka zaptuar pronën, në lagjen “Kallam” Dhërmi.

 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë  proceduan penalisht për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”  shtetasi K.N.,31 vjeç, banues në  Bamatat, Delvinë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi F.D., banues në Kopaçez, Delvinë, pasi  ky shtetas  e shqetëson në telefon me numër të fshehtë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura