Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Itali/ Si rekrutoheshin vajzat e reja shqiptare me martesa të simuluara. Në pranga 11 persona. Ja roli që kishin dy vëllezërit

Oct 19, 2021 | 14:09
SHPËRNDAJE

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një rrjet prostitucioni i përberë nga shqiptarë dhe italiane, duke arrestuar 11 persona.

prostitucionSipas mediave, vajza të reja shqiptare detyroheshin të prostituonin në rrugët e Italisë, konkretisht në Emilia, Anzola dell’Emilia, Valsamoggia dhe në apartamente në qendër të Bolonjës.

Të arrestuarit akuzohen për rrëmbim, shfrytëzim prostitucioni, përndjekje dhe dhunë seksuale.

Hetimet për goditjen e këtij grupi kanë filluar që në 6 nëntor të vitit 2020, ku në pranga u vu një shqiptar për tentativë rrëmbimi si dhe për shfrytëzim prostitucioni.

Në muajt në vijim, policia arriti të identifikojë katër vajzat e shfrytëzuara , si dhe bashkëpunëtorët e tentativës së rrëmbimit.

Më vonë nga hetimet dolën në pah dy vëllezër shqiptarë, të cilët ishin përgjegjës për shfrytëzimin e vajzave nga Shqipëria.

Ndërkohë të ardhurat nga aktiviteti i prostitucionit duhet të merreshin nga dy vëllezërit, të cilët ndihmoheshin nga një rrjet qytetarësh italiane, të cilët kryenin martesa të simuluara me vajzat. Në këtë mënyrë ato merrnin edhe leje qëndrimi.

Ndërkohë përveç kësaj qytetaret qe bashkepunon me rrjetin kishin lidhur edhe marrëveshje qiraje me apartamentet ku prostituonin vajzat shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura